Deklarata/Tavo: LSI do kërkojë zgjedhje të parakohshme lokale në Gjirokastër
Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Gjirokastër. Përmes një deklarate për shtyp deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo ka sqaruar se shkak i kërkesës së LSI-së, për zhvillimin zgjedhjeve të parakohshme lokale në qytetin e Gjirokastrës është pikërisht kryetari aktual i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. Deputeti i LSI-së, Tavo ka theksuar se
se kryetari aktual i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime është në një proces gjyqësor për shpifje gjatë fushatës dhe për këtë arsye nuk mund të kryejë funksionin e kryetarit.
Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit, Tavo pohoi ndër të tjera, se LSI-ja i ka fituar moralisht zgjedhjet dhe se ajo është e gatshme të përballojë çdo sfidë elektorale. “Ka pasur rritje të elektoratit të LSI-së në Gjirokastër. Në 2007-ën LSI-ja kishte 6 këshilltarë në këtë rreth ndërsa sot ajo ka 16 këshilltarë në rrethin e Gjirokastrës”- theksoi deputeti i LSI-së, Tavo ndërsa shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e madhe në këtë rrethin e Gjirokastrës.