Kompromis kalon Kodi Penal

E enjte 01 Mars 2012 2301
KUVENDI I SHQIPERISEPas disa ore debatesh mazhoranca dhe opozita arrijne kompromisin duke miratuar ndryshimet ne kodin penal me 128 vota pro asnje kunder e asnje abstenim. Para se mazhoranca dhe opozita te bashkonin votat duke kaluar kodin qe kerkonte shumice te cilesuar kreret e grupeve te PD dhe PS shkembyen akuza per bllokimin e reformave.
Me heret palet debatuan gjate mbi ndeshkimin e zyrtareve qe abuzojne me statistikat. Socialistet insistuan ne ndeshkimin e tyre me burg ndersa per demokratet statistikat jane proces dhe jo dokument zyrtar. Ne kulmin e debateve per kete ceshtje deputeti socialist Ben Blushi solli ne vemendje faktin se kompromis kane arritur edhe vende qe i ndaj ne mes mijera viktima sic eshte rasti i Kosoves dhe Serbise. Miratimi qe iu be ndryshimeve te kodit penal perben nje nga kushtet e vendosura nga bashkimi evropian per marrjen e statusit te kandidatit pasi ben pjese ne ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar. Por ai shenon vetem nje hap te vogel ne serine e kushteve dhe rekomandimeve qe Brukseli zyrtar i ka vendosur Shqiperise per te beret e mundur marrjen e statusit kete vit.
Komento
Facebook