Ia nisin edhe një herë reformës zgjedhore!

Për këtë, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore pritet të marrë një mandat të tretë për vijimin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, teksa dy afatet e mëparshme dështua përtej të gjitha afateve kohore.
Duket se opozita do ta vazhdojë bashkëpunimin me mazhorancën, pavarësisht zgjedhjes së njëanshme të Presidentit nga kjo e fundit.
"Kemi themeluar ca kontakte të para dhe besoj se duhet të shikojmë mënyrën se si duhet të qasemi drejt reformës zgjedhore pasi janë gjera që kanë mbetur dhe duhet të gjejmë dhe modalitetet si do ta shtyjmë përpara këtë proces. Që të rivëmë në punë komisionin për një periudhë të shkurtër kohe, në mënyrë që të trajtojmë çështjet e mbetura që nuk patëm mundësi ti adresojmë deri në 15 maj siç e kishim afatin", thotë bashkëkryetari socialist i komisionit, deputeti Damian Gjiknuri.
Ndryshimet në Kod janë përmbyllur në pjesën më të madhe, ndërsa kanë mbetur edhe disa çështje, si ajo e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, apo procesit të ankimimit. "Ne kërkojmë që të përfundojë sa më parë siç e kemi bërë me kohë me dije dhe kërkojmë, sepse mbi të gjitha është e nevojshme për ndërtimin e një platforme për zgjedhje të ndershme që pritet të zhvillohen vitin tjetër", tha Gjiknuri.
Me nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri, u bllokua puna për reformat e tjera, tejet të rëndësishme për marrjen e statusit të vendit kandidat. Çështjet që qëndrojnë pezull përveç reformës zgjedhore, janë edhe reforma parlamentare dhe heqja e imunitetit, pika këto të kërkuara nga 12 kushtet e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Në tetor pritet të publikohet raporti i radhës për Shqipërinë, dhe nëse brenda këtij sesioni Parlamenti do t’i ketë përmbushur detyrimet e tij me miratimin e këtyre reformave, atëherë shanset e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat janë të mëdha. /S.Ll/Start/
2012-06-14 16:59