E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduken 20 mijë raketa në Libi

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 16:30

Frika më e madhe e të gjitha qeverive perëndimore, e ndezur edhe më tepër nga rënia e regjimit të Muammar Gaddafit, duket se ka ndodhur: në arsenalet e Kolonelit mungojnë 20 mijë raketa anti-ajrore, të prodhuara në Rusi.

Një armë që në dorë të terroristëve radikalë përfaqëson një kërcënim për të gjithë mjetet komerciale.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit ABC, duke iu referuar burimeve të inteligjencës amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›