E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia aprovon pakon për shpëtimin e euros

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 16:30

Sllovenia është vendi i tetë që ka aprovuar programin për shpëtimin e euros.

Nga 90 deputetët në parlamentit të Lubjanës, 49 votuan për reformat e ashtuquajtura EFSF.

Ish-Republika Jugosllave bën pjesë që prej vitit 2007 në zonën e euros.

Parlamenti finlandez vendosi këtë të mërkurë për zgjerimin e fondit për shpëtimin e euros.

Presidenti gjerman, Christian Wulff, bëri thirrje gjatë një vizite në Sllovaki, për rritjen e solidaritetit në zonën e euros.

Në parlamentin sllovak nuk pritet që të sigurohet shumica për aprovimin e paketës së shpëtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›