E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i propozon dekreton Bujar Leskajn si kandidaturë për kryetar të KLSH-së

18-11-2011 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i propozoi dje Kuvendit kandidaturën e Bujar Leskajt për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në dekretin e publikuar nga Presidenca thuhet se “në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, dekretoj që z. Bujar Leskaj t’i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
Dekreti i Presidentit vjen një javë pasi Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Sali Shehut, të përzgjedhur nga Topi, e cila u vlerësua nga mazhoranca si e papërshtatshme dh që nuk plotësonte kriteret ligjore. Bujar Leskaj, deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën e kaluar, ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës në vitet 2005-2009.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›