Berisha ngushëllon Haitin për tragjedinë e tërmetit
TIRANE- Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet e tij ndaj autoriteteve në Haiti, për tërmetin që goditi këtë vend, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë me mijëra të vdekur. Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga kjo tragjedi madhore që ka goditur këtë vend, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke i shprehur Presidentit të Haitit, Qeverisë, familjeve të viktimave dhe popullit Haitian, ngushëllimet e tij më të thella, vendosi që Shqipëria, nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të dhurojë për këtë vend 30 mijë Euro. Haiti, sipas lajmeve shokuese nga ky vend, ka përjetuar një katastrofë njerëzore dhe materiale, të përmasave shumë të mëdha dhe ende të pa parashikuara. Rreth 500 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh.(m.a/BalkanWeb)