E Diel, 1 Nëntor 2026

Faith, De Kermabon: Nuk i njohim strukturat paralele në Kosovë

Shefi i zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Faith dhe ai i
Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, Yves de Kermabon,
thanë sot se nuk i njohin të ashtuquajturat struktura paralele. Zyra
Civile është duke përmbyllur një strategji të përbashkët me qeverinë e
Kosovës, me të cilën synon vendosjen e një kuadri të vetëm ligjor në
gjithë Kosovën dhe eliminimin e strukturave paralele të vendosura nga
Beogradi, i cili vetëm për këtë vit ka caktuar më shumë se 40 milion
euro për mbështetjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›