E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Mali i Zi, vendosën sot marrëdhëniet diplomatike

PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, tha se “Mali i Zi dhe Kosova sot vendosën marrëdhënie diplomatike duke shkëmbyer letrat e marrëveshjes”. Vendosja e marrëdhenieve diplomatike ka ardhur pas një komunikimi zyrtar me homologun e tij, Millan Roçen, dhe ftesës që i është bërë nga Republika e Kosovës. Shefi i diplomacisë kosovare, Hyseni, gjithashtu tha së në kohën e duhur do të shkëmbehen ambasadorët dhe stafi tjetër diplomatik. “Unë ju siguroj që asnjëherë nuk ka pasur kushtëzime nga ana e Malit të Zi. Ndërkohë që Republika e Kosovës do të përkujdeset që të gjithë qytetarët e saj, përfshirë këtu edhe qytetarët me përkatësi etnike malazeze, të ndjehen si në shtetin e tyre, si në shtëpinë e tyre”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni. Më herët, Qeveria në Podgoricë tha se marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën janë vendosur në pajtim me vendimin zyrtar të 9 tetorit, 2008, për njohjen e Kosovës. Në letrën e tij, ministri i Jashtëm, Millan Roçen ka theksuar se e ndan mendimin e homologut të tij se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës kanë perspektivë të mirë. Ai ka theksuar se Mali i Zi e vlesëron lart atë që Hyseni e ka theksuar në letrën e tij se autoritetet e Kosovës kanë mirëkuptim për nevojat e komunitetit malazez në Kosovë. “Pres që statusi i tyre do të zgjidhet mbi baza të përhershme në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, krahas përgatitjeve për shkëmbimin e personelit diplomatik”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze.”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze. Roçen ka theksuar se kjo do t’i kontribuojë mirëbesimit të ndërsjellë dhe respektimit tradicional që kultivojnë dy popujt miq, për interesin e përbashkët, forcimin e stabilitetit rajonal dhe arritjen më të shpejtë të synimeve evropiane dhe euroatlantike.(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›