E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët socialistë refuzojnë ftesën e Topallit

TIRANE- Në Partinë Socialiste në orët e pasdites kanë mbërritur Ambasadori i Komisionit Europian Lohan dhe ai spanjoll Montogio vendi i të cilir ka presidencën e Bashkimit Europian. Pas takimit me socialistin Rama dhe deputetët Dade e Bushati i cili ka zgjatur për afro 90 minuta Ambasadorët deklaruan se kanë Informuar kreun e socialistëve Rama mbi qëndrimin e Spanjës për Traktatin e Lisbonës por pas këmbënguljes së gazetarëve një ditë pas ftesës së Topallit ndaj deputetëve të opozitës Montogio deklaroi se dialogu mes palëve është i nevojshëm.Ndërkohë letra e kryeparlamentarit Topalli është injoruar nga deputetët socialistë. Deputetja Dade tha se kryeparlamentarja nuk po kryen detyrën e sajë si kryesuese e Kuvendit.“Do të ishte mirë që zonja Topalli të bënte detyrën e sajë si spikere e Parlamentit dhe marrëdhëniet e sajë me deputetët nuk janë individuale por janë institucionale”. Tha Arta DadePak minuta më vonë një tjetër deputete e selisë rozë Eglantina Gjermeni tha se vëmendja maksimale duhet përqëndruar tek përmbytjet dhe se grupi kuvendor socialistë nuk ndryshon vendimin nga bojkoti. “Vetëm nëse ka një seancë të jashtëzakonëshme për situatën e përmbytjeve. Vendimi duhet të jetë institucional edhe politik i gjithë grupit parlamentar të Partisë Socialiste”. Tha deputetja socialiste Gjermeni.(l.s/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›