E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç, jo në inaugurimin e presidentit kroat në praninë e Sejdiut

Presidenti serb Boris Tadiç tha se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e
presidentit të ri të Kroacisë në se aty do të jetë prezent edhe presidenti i
Kosovës.Zoti Tadiç tha dje se pjesëmarrja në ceremoni me zotin Fatmir Sejdiu do të
ishte një njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës.Zoti Tadiç tha se ai është i gatshëm të marrë pjesë në ceremoni rajonale me
Kosovën vetëm në se kjo e fundit referohet si Misioni i Përkohshëm i OKB-së në
Kosovë.Serbia ka refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës që kur ajo u shkëput nga
Serbia në vitin 2008.Kompozitori kroat dhe profesori i drejtësisë Ivo Josipoviç fitoi zgjedhjet
presidenciale të Kroacisë këtë javë. Ai do të zëvendësojë Stipe Mesiç në
shkurt.Zoti Tadiç tha dje se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë përkeqësuar
gjatë muajve të fundit për shkak të atyre që ai i quajti veprime provokative të
presidentit Mesiç.Kroacia ka akuzuar serbët se kanë kryer gjenocid gjatë luftës në Ballkan në
fillim të viteve 1990.Kroacia ka argumentuar gjithashtu para gjykatës ndërkombëtare në Hagë se
Kosova kishte të drejtën ligjore të shkëputej nga Serbia.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›