E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti Per paktin detar ska negociata e grupe pune me Greqine

Shqipëria nuk ka nisur asnjë negociatë me Greqinë përsa i takon kufirit detar mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Edmond Panariti, gjatë një séance dëgjimore në Komisionin parlamentar të Çështjeve të Jashtme. Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se kjo çështje veçse po trajtohen nga ana teknike nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Diskutimet gjatë mbledhjes së komisionit mbi çështjen aq të përfolur të paktit detar, kanë shtyrë kryetarin dhe deputetin e Partisë Bashkimi për të Drejtjat, Vangjel Dule, të apelojë për një diskutim të qetë, pasi siç tha ai, parti apo politikanë të ndryshëm po e përdorin për politikë këtë çështje.
Nënkryetarja e Komisionit, deputetja socialiste Arta Dade, ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi marrëveshjen e mëparshme për kufirin detar, mazhoranca aktuale nuk ka më të drejtë të vijojë negociatat me palën greke.
Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetarja e komisionit ka paraqitur një kërkesë për një seancë të dytë dëgjimore me ministrin e Jashtëm Emond Panariti lidhur me ecurinë e procesit të delimitimit të shelfit kontinental në Korfuz e në detin Jon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›