Sequi-Nishanit: Përmbushni kriteret e vendosura

Presidenca bën me dije se në takim është biseduar për për vizitën e pritshme që Presidenti Nishani do të zhvillojë në Bruksel, nga data 17-19 shtator 2012, ku do të takohet me autoritetet më të larta të BE-së.
Ambasadori Sequi inkurajoi Presidentin Nishani dhe institucionet shqiptare, të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian në lidhje me reformimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, ligjin për kufizimin e imunitetit dhe reformën parlamentare.
Presidenti i Republikës nga ana e tij e garantoi Kreun e Delegacionit të BE-së në Tiranë se Institucioni i Presidentit dhe të gjitha institucionet shqiptare do të bëjnë më të mirën e mundshme për të shfrytëzuar në mënyrë efektive kohën e mbetur për të plotësuar kriteret që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për rritjen e standardeve edhe pas këtij momenti. /Start/
2012-09-12 15:11