Wollfarth: Kujdes me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri

Ai zhvilloi një takim me Ina Ramën në selinë e Prokurorisë së Përgjithshme, teksa më pas i bëri apel klasës politike shqiptare që të shfrytëzojë kohën e mbetur për të kryer reformat në fushën e drejtësisë.
"Është e vërtetë që ka disa interpretime të ndryshme të mandatit sipas Kushtetutës. Fakt i rëndësishëm është që tashmë mandati i prokurorit të përgjithshëm është i kufizuar dhe jo i pakufizuar. Kështu që do të thosha që herët a vonë, apo më mirë, vonë a herët, do të hapet dritarja e mundësisë për të pasur një pasardhës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Do të jetë shumë e rëndësishme që të përdoret kjo kohë, e cila mund të llogaritet më mirë në muaj se sa në javë, pra, të përdoret kjo kohë prej disa muajsh për të kërkuar një personalitet të kualifikuar që të jetë në gjendje të kryejë këtë detyrë sa kërkuese aq edhe, shpresoj edhe në të ardhmen, të pavarur. Në këtë pikë, unë do të doja, në formën e një komenti, të ftoja që të shfrytëzohen më së miri burimet e pasura të personaliteteve në këtë vend për të identifikuar persona të mirë që do të kualifikoheshin për këtë pozicion dhe ta mbanin këtë çështje larg periudhave më intensive politike, siç janë fushatat zgjedhore”, theksoi Wollfarth.
Ai shtoi se viti i ardhshëm është një viti zgjedhjes, por edhe vit i përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri. “Viti 2013 ka për të qenë, me siguri, një vit shumë i gjallë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme, por bazuar në faktin që ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi në maj 2008, maji do të ishte një datë e mundshme për ndërrimin e prokurorit të përgjithshëm. Por kjo mbetet për t’u diskutuar. Lejomëni të përsëris se ajo që është më e rëndësishme është që të gjendet, të identifikohet dhe të përzgjidhet një personalitet i kualifikuar për të kryer si duhet këtë punë shumë kërkuese. Në këtë pikë, do të doja të shtoja që vazhdon të më bëjë përshtypje pozitive puna e znj. Ina Rama, si Prokurore e Përgjithshme e Shqipërisë. Ajo po e drejton dhe e ka drejtuar këtë zyrë në kohë sfiduese dhe i ka kushtuar gjithmonë shumë rëndësi faktit të të punuarit në mënyrë të pavarur, në dobi të drejtësisë në Shqipëri.”, shtoi ambasadori, teksa vlerësoi punën e bërë nga kryeprokurorja aktuale, Ina Rama. /S.Ll/Start/
2012-09-12 12:53