E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushëllon Obamën për tragjedinë në Fort Hood

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, i dërgoi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, një telegram ngushëllimi për tragjedinë e ndodhur në bazën e Fort Hood, Teksas, ku humbën jetën 13 ushtarakë dhe u plagosën 30 të tjerë. Në mesazhin e tij drejtuar presidentit amerikan, Kryeministri Berisha u shpreh me keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në bazën ushtarake të Fort Hood, Teksas. “Më lejoni që, në këtë çast zije kombëtare, të ndaj me ju, qeverinë dhe kombin mik amerikan, si dhe forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore, si edhe t’ju përcjell, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, për familjet e viktimave dhe kombin tuaj, si edhe t’ju uroj shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, citohet në këtë mesazh ngushëllimi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›