E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Itali, mbërrijnë në Lezhë trupat e 3 viktimave

LEZHE- Mbërrijnë në Lezhë, trupat e pajetë të vrasjes së trefishtë në Pavia të Italisë. Mbërritja e tyre në aeroportin e Rinasit dhe më pas dërgimi drejt familjes në qytetin e Lezhës është shoqëruar nga një eskortë policore dhe një kortezh i gjatë i makinave që i shoqëronin.
Familja Ndoi në Lezhë ka pritur e tronditur ardhjen e Rina Melyshit 24 vjece dhe vajzës së saj 3 vjec, si dhe motrës së Rinës, Ornela Ndoji 19 vjecare.
Viktimat e vrasjes makabre nga kunati i Rinës, Alfred Melyshi, janë pritur nga qindra qytetarë të Lezhës të cilët kanë sfiduar edhe motin e keq të pasdites së të premtes.
Bashkë me familjen Ndoi që humbi njerëzit më të afërt, janë bashkuar edhe familjarë të Anton Melyshit, bashkëshortit të Rinës.
Rina, Ornela dhe vogëlushja 3 vjecare u vranë në mënyrë makabre pasditen e së shtunës 1 nëntor, pas disa debateve te lindura si shkak i mosmarrveshjeve familjare. Ngjarja e rëndë shokoi Italinë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›