Brad Pitt në Japoni për premierën e filmit "Ingloriuose Basterds"
TOKIO- Brad Pitt dhe Quentin Taratino ishin pjesmarrës në premierën japoneze të filmit "Ingloriuose Basterds". Ky film ka arritur një shifër rekord të ardhurash në Shtetet e Bashkuara nga shitja e biletave - 37.6 milionë dollarë.
Nga shitja e biletave të filmit nëpër kinematë jashtë Amerikës, deri tani ky film ka fituar rreth 27,5 milionë dollarë, duke i çuar në total fitimet e filmit në 65.1 milionë dollarë. Mjaft adhurues të aktorit kryesor Brad Pitt, kishin dalë për të pritur idhullin e tyre, dhe për të arritur të merrnin ndonjë autograf prej tij.
Filmi"Ingloriuse Basterds", do të nisë shfaqet në kinematë japoneze nga data 20 nëntor.
Një tjetër film në Japoni. Grupi realizues i filmit "Hear me- Dëgjomë", ishin në Japoni për premierën e filmit.
Në qendër të subjektit është një djalë i cili punon në një pishinë dhe bie në dashuri me një vajzë që nuk dëgjon (interpretuar nga Ivy Chen Yi Han). Personazhi, interpretuar nga aktori Eddie Peng Yu yen tërhiqet prej vajzës dhe nis të mësojë gjuhën e shenjave për të komunikuar me të.
Premiera e filmit u shoqërua me një seri aktiviteteshe bamirëse, ku morën pjesë aktorët kryesorë të filmi.
Peng thotë se "Filmi do të ketë ndikim pozitiv tek shikuesi."
Të tre aktorët kryesorë të filmit, gjatë fazës përgatitore të tij, morën mësime për gjuhën e shenjave, dhe për mënyrën se si të përdornin gjestikulacionet në film.
(m.a/voa/BalkanWeb)