Berisha nis fushatën me premtime për studentët
Shefi i qeverisë, Sali Berisha, nis fushatën elektorale, duke kërkuar votat e të rinjve. Kryeministri është takuar dje me studentët e një universiteti privat në Tiranë. Ndonëse vendet perëndimore të prekura nga kriza ekonomike vuajnë pasojat e shkurtimit të vendeve të punës, kreu i ekzekutivit shprehet se të diplomuarit me nota të larta do të kenë të hapur derën e tregut të punës. "Ne kemi dyfishuar numrin e studentëve dhe kemi 30 studentë për 1000 banorë. Por, krahasuar me vendet e zhvilluara të Evropës, vetëm 10% e të punësuarve janë me arsim të lartë, ndërkohë që për vendet e zhvilluara kjo statistikë është mbi 20%", u shpreh Berisha. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë rreth dhjetë universitete publike dhe po kaq edhe private. "Unë dua të garantoj universitetet private se në rast se ata aktualisht përballen apo mbulojnë rreth 12% të arsimit të lartë, do të bëj çdo përpjekje që vitet që vijnë, natyrisht nëse shqiptarët do të votojnë këtë mazhorancë, që kjo përqindje të shkojë drejt barazisë dhe tejkalimit", u shpreh ai. Sipas Berishës, asgjë më të rëndësishme nuk ka për zhvillimin e arsimit, sesa mbështetja nga sektori privat. "Asnjë mekanizëm më të sigurt për mobilizimin të gjitha resurseve, së pari financiare, por edhe resurseve të tjera, nuk është më eficente sesa angazhimi i sektorit privat në arsimin privat dhe nivele të tjera të arsimit".
Kryeministri bëri me dije se qeveria e tij po studion
praktikat më të mira dhe lehtësirat më të mëdha, në mënyrë që pjesëmarrja e sektorit privat në shkollimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të rritet me shpejtësi të madhe. Të pranishëm në takimin e Kryeministrit me studentët e mjekësisë dhe infermierisë ishin ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ministri i Arsimit, Fatos Beja, deputeti Tritan Shehu dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë.
"Jam i bindur se me të njëjtën dëshirë dhe me të njëjtën vendosmëri që kanë studentët shqiptarë për të studiuar jashtë Shqipërisë, profesorë nga universitete të Italisë, Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë do të dëshironin të vinin dhe në universitete të tjera private dhe publike të vendit tonë", u shpreh Berisha.