PD: Anëtarët e komisionit, me profesion juristë
Partia Demokratike vazhdon t‘i shkojë deri në fund idesë së Kryeministrit Berisha për ngritjen e autoritetit të kontrollit të figurave. Sipas burimeve nga selia blu, anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë me patjetër me profesion juristë, ndërkohë që theksojnë se emrat për ngritjen përfundimtare të këtij komisioni që pritet të miratohet të hënën në Kuvend nuk janë ende gati. Për të bërë verifikimin, ligji parashikon ngritjen e një autoriteti të kontrollit të figurave, i cili në përbërje të tij, ka 5 anëtarë të cilët propozohen 2 nga mazhoranca, 2 nga opozita dhe kryetari me konsensus. Të majtët kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e një autoriteti të tillë. Pavarësisht kësaj, ligji parashikon dhe rastet kur vendet mbeten vakant për mungesë propozimesh, Kuvendi emëron anëtarët përkatës me propozime të ardhura nga shoqëria civile. Veprimtaria e autoritetit parashikohet të zgjasë deri më 31 dhjetor të 2014-ës.
Autoriteti Shtetëror i Kontrollit të Figurave fillon një proces verifikimi, për të gjitha subjektet nga Presidenti i Republikës deri te çdo person i dekretuar nga Presidenti i Republikës apo i zgjedhur nga Kuvendi përfshirë këtu anëtarët e KLD-së, si dhe gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve.
Në rastet kur ka një kërkesë nga krerët e institucioneve për funksionarët publikë, si dhe me kërkesë të vetë subjektit, që kandidon në mënyrë të pavarur në një proces zgjedhor.
Në përfundim të këtij procesi, kur subjekti i verifikuar rezulton i pastër, atëherë ai pajiset me një dëshmi të pastërtisë së figurës morale po e njëjta procedurë ndiqet dhe për personat që rezultojnë me dosje.