Topalli, presion gjyqtareve
Ligji i "dosjeve" ka hapur një debat të ashpër institucional pas ankimimit të PS-së në Gjykatën Kushtetuese. Këtij debati ditët e fundit në mënyrë intensive i janë bashkuar edhe ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë. Por pavarësisht këtyre qëndrimeve, mazhoranca duket e vendosur në qëndrimin e saj, ndaj dje, Kuvendi i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon të marrë parasysh dy kërkesa kryesore. Së pari, të pezullojë ligjin dhe së dyti të gjithë ata anëtarë të Kushtetueses që kanë konflikt interesi të mos marrin pjesë në shqyrtimin e tij. Letra është përbërë nga katër faqe dhe është hartuar nga zyra juridike e Kuvendit. Në letër thuhet se "një nga parimet themelore dhe universale të gjykimit kushtetues në shqyrtimin e çështjeve është paanësia e trupës gjyqësore. Kjo nënkupton paanësinë e çdo anëtari të saj. Paanësia, theksohet më tej në letër, do të thotë para së gjithash, që çdo anëtar i trupës gjyqësore në asnjë rast apo rrethanë të mos ndikohet nga asnjë faktor tjetër përveçse ligjit. Në të kundërt do të kishin një konflikt interesi. "Në rastin e kërkesës së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i ligjit "Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve", jemi përballë rastit kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas nenit 3 të ligjit, do t‘i nënshtrohen procesit të verifikimit", thuhet në letër. Në një arsyetim të thjeshtë mund të kuptohet lehtësisht që anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të gjykojë një çështje që lidhet drejtpërdrejt me vetë personin e tij. Në këtë rast, gjyqtari objektivisht vihet në pamundësi për të gjykuar këtë çështje. Sipas Kuvendit, "ligji i kontestuar në Gjykatën Kushtetuese ka në themelin e tij parimin e paanësisë dhe transparencës së procesit të verifikimit të figurës së funksionarëve shtetërorë apo të të zgjedhurve. Për këtë arsye, ligji kërkon shprehimisht respektimin rigoroz të paanësisë dhe mungesën e çdo konflikti të interesit edhe të anëtarëve të trupës gjyqësore që shqyrton këtë ligj. Për këtë qëllim, thuhet më tej në rreshtat e letrës, personat që kanë mbajtur detyra shtetërore të përcaktuara në nenin 4 të ligjit, nuk mund të shqyrtojnë këtë ligj apo të zbatojnë atë. Duke qëndruar te deklarata e bërë nga Kryeministri në sallën e Kuvendit se ligji është bërë sipas modelit çek, kjo theksohet edhe në letrën drejtuar Kushtetueses nga Kuvendi, ku theksohet se "ligji i miratuar, në thelb është i ngjashëm me ligjin e miratuar në Republikën e Çekisë". Nisur nga një pretendim i kërkuesve për pezullimin e zbatimit të këtij ligjit, në letrën e tij Kuvendi gjykon se një kërkesë e tillë nuk mbështetet në nenin 45 të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese". Ky ligj nuk sjell pasoja që prekin interesa shtetërore, shoqërore apo të individëve. Për më tepër pasoja të tilla nuk mund të jenë të menjëhershme për të justifikuar shqyrtimin për marrjen e masës së pezullimit përpara se kjo kërkesë të shqyrtohej në seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese. As kërkuesit dhe askush tjetër nuk mund të pretendojë se, procesi i verifikimit të subjekteve është antikushtetues dhe si i tillë në vetvete përbën një shkak për pezullimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. Duke u ndalur te paanësia, Kuvendi thekson se ata nuk janë kundër gjykimit nga Gjykata Kushtetuese, por situata që me sa duket ndodhet Gjykata Kushtetuese, kërkon të gjejë mënyrën që të gjykojë jashtë konfliktit të interesit, të gjejë instrumentet për sa kohë të dhënat e bëra publike lënë të kuptojnë se ka anëtarë të gjykatës në konflikt të hapur interesi. Në fund, Kuvendi thekson se letra e tyre nuk ka si qëllim për të ndikuar qoftë edhe në mënyrën më të tërthortë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
Kryetarja e Kuvendit deklarohet kundër KE: Do ngremë komisionin e verifikimit
Topalli: Do të zbatojmë ligjin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vendosur të thyejë heshtjen duke iu dhënë përgjigjen të gjitha kritikave të bëra deri më tani nga faktori ndërkombëtar për ligjin e "dosjeve". Në emër të mazhorancës, Topalli është shprehur e vendosur për të vënë në zbatim ligjin e "dosjeve" deri në fund dhe për të vijuar më tej me procedurat që përcaktohen në të siç është ngritja e komisionit për verifikimin e figurave. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Topalli është shprehur se "fakti që vëmendja është te një ligj i veçantë që lidhet me një kufizim të një periudhe të shkurtër të disa personave, të cilët kanë vrarë në kundërshtim me ligjet e të drejtave të njeriut, është një gjë që mua më bën të mendoj anën pozitive të ecjes dhe ndryshimit të Shqipërisë". Më tej ajo u ka kujtuar të gjithëve se komisioni për verifikimin e dosjeve do të ngrohet, pasi është në axhendën e Kuvendit dhe axhenda nuk ndryshon. "Axhenda parlamentare është axhendë parlamentare, nga Parlamenti është përgatitur një letër që do të vihen në dijeni edhe një fakt shumë i rëndësishëm që ne të respektojmë një princip shumë të madh që të respektojmë të gjitha gjykatat në botë, principin e konfliktit të interesit, ai qa ka konflikt interesi ai nuk mund të marrë pjesë në gjykim, ne kemi shtet ligjor dhe ai që ka konflikt nuk mund të marrë pjesë në hetim. Kryetarja e Kuvendit i bashkohet kështu publikisht zërit të drejtuesve të tjerë të mazhorancës, të cilët theksojnë me bindje se ligji i miratuar nga Kuvendi është i mirë dhe duhet të zbatohet. Ky ligj ka pak javë që është miratuar nga deputetët e mazhorancës në Parlament dhe hyri në fuqi pa firmën e Presidentit të Republikës, i cili zgjodhi rrugën e ndërmjetme të abstenimit, as nuk e firmosi dekretin, por as nuk e ktheu atë për shqyrtim në Kuvend. Ndërkohë që deputetët e opozitës duke mos qenë dakord me vendimin e marrë nga mazhoranca në Kuvend për këtë ligj e kanë ankimuar atë në Gjykatën Kushtetuese dhe këtë javë pritet dhe shqyrtimi i saj.
Kushtetuesja, javën që vjen merr në shqyrtim ligjin
Çështja e ligjit të "dosjeve" do të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në mesin e javës që vjen. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të vendosur nëse do të pezullojnë apo jo zbatimin e ligjit të "dosjeve", kaq të debatuar javët e fundit në radhët e politikës. Mësohet se hapi i parë procedural i Gjykatës Kushtetuese është ezauruar nga shqyrtimi i grupit të tre gjyqtarëve të kërkesës së Partisë Socialiste kundër ligjit, duke e konsideruar atë si kërkesën më mirë të formatuar nga tri kërkesat që kanë mbërritur në Kushtetuese për kundërshtimin e ligjit si antikushtetues.
"Dosjet", BE mbron Kushtetuesen
Një deklaratë zyrtare e BE-së, shpërndarë nga ambasada e Çekisë që mban presidencën kërkohet sërish ndryshimi i tij dhe vlerësohet se ligji i lustracionit duhet të karakterizohet nga një konsultim më i gjerë. Deklarata, që është bërë publike pak minuta më parë kërkon nga qeveria rivlerësimin e tij, pasi ligji duhet të plotësojë standardet dhe ka një efekt politik shumë të gjerë. Në deklaratë kërkohet nga qeveria që të respektojë shtetin ligjor dhe institucionet e pavarura, duke iu referuar në këtë mënyrë Gjykatës Kushtetuese, e vënë nën presion nga mazhoranca. Deklarata e BE-së kërkon nga ana tjetër që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për ligjin përpara se ai të hyjë në fuqi.
"Spiunet", OSBE: Prisni vendimin e Kushtetueses
Ndërkombëtarët vazhdojnë të këmbëngulin në qëndrimin e tyre se ligji i "dosjeve" nuk duhet të hyjë në zbatim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese. Kjo deklaratë e thënë disa herë nga ambasadorët e vendeve kryesore në Shqipëri është ripërsëritur sërish dje nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. Pak minuta pas deklaratës së bërë nga Kryetarja e Kuvendit se ligji për dosjet do të hyjë shumë shpejt në zbatim, në një prononcim në media, ambasadori Bosch i ka kërkuar Kuvendit që të mos ndërmarrë asnjë veprim për zbatimin apo ngritjen e komisionit parlamentar për verifikimin e dosjeve. Ambasadori Bosch ka theksuar se ekspertë të OSBE dhe Këshillit të Evropës do të vijnë së shpejti në Shqipëri për t‘u informuar rreth ligjit të miratuar nga qeveria për dosjet e pastërtisë së figurës së zyrtarit. Përfaqësuesi i OSBE në Tiranë ka garantuar se ekspertët do të punojnë për problemet që shfaq ligji në përbërjen e tij. Gjithashtu, Bosch i ka kërkuar direkt qeverisë të mos ngurrojë të konsultohet me ndërkombëtarët dhe të mos hartojë më ligje të njëanshme. Për këtë ligj, ambasadori Bosch ka kërkuar që qeveria të bëjë konsulta edhe me grupet e interesit. Ky ligj do të diskutohet nga BE. Ambasadori i OSBE-së nuk është i vetmi që po ngre zërin duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të mos e vërë në zbatim këtë ligj pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese. E njëjta gjë javët e fundit është bërë shpesh nga ambasadori i SHBA, nga ambasadori i Britanisë së Madhe, nga ambasadori i KE-së, nga ambasadorja çeke, vend i cili ka presidencën e radhës në BE. Refreni i tyre ka qenë i njëjtë, ligji për hapjen e dosjeve ka probleme ndaj duhet më shumë kohë për ta analizuar, qeveria të presë vendimin e Kushtetueses. Për të treguar se miratimi i këtij ligji nuk është një shqetësim kalimtar për ndërkombëtarët, Këshilli i Evropës dërgoi në Tiranë dy reporterët e saj David Uilshire dhe Jako Lakso, të cilët për dy ditë me radhë takuan të gjithë drejtuesit e lartë të vendit për të mbledhur sa më shumë qëndrime dhe informacion rreth këtij ligji. Në fund të vizitës së tyre dyditore, tonet e reporterëve të KE-së ndaj qeverisë shqiptare ishin mjaft kritike. Ashtu si edhe ambasadorët e vendeve të BE-së edhe dy reporterët kërkuan moszbatimin e këtij ligji. Dy reporterët deklaruan se ligji për dosjet duhet të paraqitet në Komisionin e Venecias për të qenë të sigurt për përputhjen e tij të plotë me detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës. Por duket se deri më tani zëri i ndërkombëtarëve ka rënë në vesh të shurdhër. Pasi drejtuesit e lartë të qeverisë shqiptare shprehen se ky është një ligj i mirë dhe shumë shpejt do të hyjë në zbatim. Ky mesazh është bërë i qartë për opinionin publik nga zëdhënësi i grupit të PD-së, Bumçi menjëherë pas mbarimit të vizitës së dy reporterëve të KE-së në Tiranë.