E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të burgosurit e Fushë-Krujës sërisht në protestë

Sipas të burgosurve diten e sotme të gjithe të dënuarit në burgun e sigurise se larte ne Fushe Kruje janë hedhur në protestë. I kontaktuar në telefon Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve ka thënë se gjendja nuk është aspak shqetesuese 

FUSHE-KRUJE/TIRANE-Të burgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë kanë vazhduar edhe diten e sotme protestën. Ata jane hedhur ne proteste per shkak te mungesës se ajrimit dhe mosdhënien e vaktit të mëngjesit diten e djeshme. Të dënuarit njoftuan për protestën e tyre në News 24, nëpërmjet telefonatava të vazhdueshme në numrat e redaksisë por edhe në MOBI News.   
  Sipas te burgosurve diten e sotme të gjithe të dënuarit në këtë burg janë hedhur në protestë. I konaktuar ne telefon Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra ka thene se ishin te burgosurit e tre qelive, që shkaktuan zhurma ne burg dhe se gjendja nuk eshte aspak shqetesuese.  
   Pretendimet e te burgosurve flasin për një bllokim total në qeli, ku kushtet sipas tyre nuk janë të favorshme dhe ku mbizotëron lagështira. Por duket se mosdhënia e ushqimit për mëngjes diten e djeshme ka shkaktuar edhe më shumë indinjate ku eshte dashur nderhyrja e forcave të policisë per te normalizuar situaten. Gjendja e tensionuar ku sic kanë pretenduar të burgosurit ka patur edhe dhunë ka vazhduar për disa orë deri në një marrëveshje mes palëve ku duket gjtihcka më pas është normalizuar.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›