Berisha niset drejt Italisë
Kryeministri
Kryeministri Sali Berisha do të niset sot për një vizitë zyrtare dyditore drejt kryeqytetit italian, Romë. Në ditën e parë të vizitës së tij, Berisha do të marrë pjesë në një forum ekonomik. Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, Berisha do të zhvillojë një takim me homologun e tij italian, Silvio Berluskoni, dhe më pas dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Në axhendën zyrtare të Kryeministrit është edhe një takim me Presidentin e Dhomës italiane të Deputetëve, Xhanfranko Fini. Po kështu, Berisha do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Romës, Xhani Alemano. Kryeministri do të kthehet të premten në Tiranë dhe një ditë më pas do të jetë i pranishëm në tryezën e organizuar nga kreu i shtetit, Bamir Topit.
#