E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërblim për akademikët e asociuar

Vendimi

Qeveria ka vendosur dje miratimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”. Në njërën nga pikat e ndryshuara theksohet se “Akademikët e Asociuar të përfitojnë një shpërblim mujor në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave”. Por masa me të cilën do të shpërblehen ata do të vendoset nga një tjetër vendim, që do të duhet të miratohet përsëri nga qeveria. Një tjetër ndryshim sqaron çështjen e raportimit të Akademisë së Shkencave.
“Akademia e Shkencave paraqet, brenda datës 15 dhjetor të çdo viti, informacion për veprimtarinë vjetore, pranë Këshillit të Ministrave/Kryeministrit”. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›