Manjani: Qëllimi i opozitës, bashkim për largimin e Berishës
TIRANE- Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë me dije aksionin e ri politik që pritet të marrë opozita e bashkuar me qëllim largimin e Berishës nga qeveria, sic tha ai.
“Zgjedhjet e lira e të ndershme nga mbrëmë kanë vetëm një armik, ky është kryeministri ende në detyrë që zëvendësoi ligjin zgjedhor të miratuar me konsensus me një marrëveshje tepër të vjetër politike, që daton që nga koha kur ai ishte në opozitë, duke kujtuar shqiptarëve se ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. Duke vlerësuar situatën aktuale me shumë kujdes dhe përgjeshmëri të lartë qytetare ne vlerësojmë se ekziston vetëm një objektiv politik i përbashkët i gjithë opozitës shqiptare, dhe ky është largimi i menjëhershëm dhe përfundimtar i Sali Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e PD nga që tashmë është parti shtet, në opozitë”, tha Manjani.
Manjani kujtoi se pushteti vendor është tërësisht nën kontrollin e opozitës, prandaj tha se LSI do bashkojë votat me PS në këshillat vendorë.
“Parlamenti nga dita e djeshme është ilegjitim. Në këshillat vendorë do bashkojmë votot me PS, nuk kemi ndërmend t’ia lëmë një partie të papërgjegjshme”, tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)