Rezultati i zgjedhjeve, partitë fantazma që nuk arritën të fitonin as 0.1% të votave
11 nga 34 partitë që morën pjesë në zgjedhje nuk arritën të fitonin më shumë se 1200 vota
Shaban Sulçe
Nga 34 partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, 12 prej tyre jo vetëm që nuk arritën të fitonin përfaqësimin në Kuvendin e ri, por dështuan të kapnin edhe shifrën minimale prej 0.1% të votave. Ky rezultat konfirmoi edhe njëherë parashikimet për “ndëshkimin” që pritej ndaj numrit të madh të partive politike që hynë në këtë proces zgjedhor, kryesisht ndaj partive të vogla, të reja dhe të panjohura. Partitë “fantazma” të zgjedhjeve të 28 qershorit konkurronin të shpërndara në tre nga katër koalicionet që u regjistruan në procesin zgjedhor. Pesë prej tyre ishin pjesëmarrëse në koalicionin “Aleanca e ndryshimit”, e drejtuar nga Partia Demokratike, tre në koalicionin “Aleanca socialiste për ndryshim”, të drejtuar nga LSI-ja dhe katër në koalicionin e Polit të Lirisë. Ndërkohë që interesant është fakti se 5 partitë aleate të Partisë Socialiste patën një rezultat elektoral që nuk ra nën shifrën e 10 mijë votave, megjithatë, votat e tyre nuk rezultuan të mjaftueshme për fitoren e koalicionit “Bashkimi për ndryshim”.
Aleatet e PD-së
Rezultatin më të dobët nga të gjitha partitë politike që morën pjesë në zgjedhje e arriti Partia Forca Albania, e rreshtuar në koalicionin “Aleanca e ndryshimit”. Kjo parti arriti të fitojë vetëm 319 vota, ose 0.02%. Ndër aleatet e tjera të PD-së me rezultat shumë të dobët elektoral renditen Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim, e cila fitoi 1.043 vota, ose 0,07%, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, e drejtuar nga Gaqo Apostoli me 1.067 vota, ose 0,07%, Partia e të Drejtave të Mohuara me 1.408 vota, ose 0,09%, si dhe Partia Ora e Shqipërisë me 786 vota, ose 0,05%.
Aleatet e LSI-së
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve pati rezultatin më të dobët në krahasim me partitë e tjera aleate të LSI-së. Kjo parti fitoi vetëm 376 vota, ose 0.02%, ndërkohë që Partia e Gjelbër dhe Partia Toleranca e Re fituan një numër të njëjtë votash, 473, ose 0.03%.
Partitë e Polit të Lirisë
Tri parti politike, të cilat bënin pjesë në koalicionin “Poli i lirisë”, arritën të fitonin më shumë se 1000 vota në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ato të kapnin shifrën minimale prej 0.01% të votave. Kështu, Partia Bashkimi Demokrat fitoi 1030 vota, ose 0.07%, Partia Konservatore mori 1067 vota, ose 0.07%, ndërsa Partia Rruga e Lirisë 1002 vota, ose 0.07%. Partia e katërt e këtij koalicioni, e cila nuk arriti as 0.1% të votave, ishte Partia e Reformave Demokratike, për të cilën votuan vetëm 495 zgjedhës ose 0.03%.
PDI-ja, e vetmja parti që nuk arriti 1% të votave, por siguroi vendin në Parlament
Është 10 numri i partive politike që nuk arritën të fitonin as 1% të votave që hodhën shqiptarët në kutitë e votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Interesant është fakti se të gjitha këto parti cilësoheshin si pretendente për të pasur të paktën një mandat në Kuvendin e ri. Por po aq interesant është fakti se midis tyre gjendet edhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila, ndonëse nuk ka arritur 1% të numrit të përgjithshëm të votave, do të jetë e përfaqësuar në Kuvend. Kjo për shkak të favorizimit që kjo parti përfiton nga sistemi proporcional rajonal, nga formula “Sant Laguë” dhe nga rezultati i mirë që ajo arriti në qarkun e Vlorës. Ndërkaq, partitë e tjera që nuk arritën kuotën 1% të votave janë: Partia Aleanca Demokratike, Lidhja Demokristiane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Demokristiane, Partia Socialiste e Vërtetë 91, Partia Demokracia Sociale dhe Partia G99.
Partitë me më pak se 5500 vota
Rezultati i 28 qershorit mund të cilësohet zhgënjyes të paktën për 7 parti politike, të cilat nuk ishin krejtësisht të panjohura për elektoratin shqiptar. Shfaqja aktive në skenën politike të këtyre partive, eksperienca shumëvjeçare si dhe rezultatet e mëparshme zgjedhore, i kuotonin këto parti jo në nivelet e anonimatit. Megjithatë, në zgjedhjet e 28 qershorit, 7 partitë në fjalë nuk arritën të fitonin më shumë se 5500 vota në shkallë vendi. Konkretisht, bëhet fjalë për Partinë Aleanca Demokratike, Partinë Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Balli Kombëtar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja për të Drejtat e Liritë e Njeriut si dhe Partia Ligj dhe Drejtësi.
Zgjedhjet, vetëm gjashtë nga 34 parti do të jenë në Kuvend
Nga numri i madh i partive politike që morën pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit vetëm 6 prej tyre siguruan përfaqësimin në Kuvendin e ri. Sistemi proporcional rajonal dhe formula “D’hondt” rezultoi fatale për partitë e tjera, ndërkohë që favorizoi ndjeshëm dy partitë e mëdha, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. PS-ja do të ketë në Kuvendin e ardhshëm 66 deputetë, ndërsa Partia Demokratike 68. Ndërkaq, partitë e tjera parlamentare do të jenë LSI-ja, me katër deputetë, Partia Republikane me 1 deputet, Partia për Drejtësi dhe Integrim 1 deputet dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut po me 1 deputet.
Votat e partive të vogla, përcaktuese për fatin e të paktën 6 mandateve
Kanë humbur mundësinë e përfaqësimit në Parlament, janë diskriminuar nga Kodi Zgjedhor, kanë marrë një përqindje të vogël votash, megjithatë kanë rezultuar shumë përcaktuese në fitimin e mandateve të deputetëve për koalicionet ku kanë marrë pjesë. Nëse mund të ketë një beteje morale të fituar nga partitë e vogla në zgjedhjet e 28 qershorit, pa dyshim do të cilësohet fakti që të paktën 6 mandate deputetësh u përcaktuan vetëm falë votave të marra prej tyre. Më të frytshme në këtë drejtim kanë rezultuar partitë që bënin pjesë në koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike, ku falë kontributit të tyre PD-ja ka fituar të paktën 4 mandate (në qarqet Korçë, Berat, Elbasan dhe Tiranë). Jo më kot kryeministri Berisha nuk ngurroi të ftonte në koalicionin e drejtuar prej tij 16 parti të vogla. Duket se kalkulimet dhe llogaritë e kryeministrit Berisha rezultuan të sakta për zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërkohë, shumë përcaktuese në fitimin e një prej katër mandateve të fituara nga LSI-ja (konkretisht në qarkun e Tiranës) kanë rezultuar edhe partitë e vogla, pjesëmarrëse në koalicionin “Aleanca Socialiste për Integrim”. Përcaktuese për mandatin e fituar nga PS-ja në qarkun e Lezhës ka rezultuar Partia Social Demokrate.
Partitë me më pak se 0.1% të votave
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim 1043 vota 0,07%
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 1067 vota 0,07%
Partia e të Drejtave të Mohuara 1408 vota 0,09%
Partia Forca Albania 319 vota 0,02%
Partia Ora e Shqipërisë 786 vota 0,05%
Partia Bashkimi Demokrat 1030 vota 0,07%
Partia e Reformave Demokratike 495 vota 0,03%
Partia Konservatore 1067 vota 0,07%
Partia Rruga e Lirisë 1002 vota 0,07%
Partia e Gjelbër 437 vota 0,03%
P. për Mbrojtjen e Emigrantëve 376 vota 0,02%
Partia Toleranca e Re 437 vota 0,03%
6 partitë që nuk fituan më shumë se 5500 vota
Aleanca Demokratike 4682 vota 0,31%
Bashkimi Liberal Demokrat 5008 vota 0,33%
Partia Balli Kombëtar 5112 vota 0,34%
Partia Balli Kombëtar Demokrat 4177 vota 0,27%
Partia Demokracia e Re Europiane 2111 vota 0,14%
Lëvizja për të Drejt. e Liritë e Njeriut 2931 vota 0,19 %
Partia Ligj dhe Drejtësi 4865 vota 0,32%
Partitë që nuk arritën 1% të votave
Aleanca Demokratike 4682 vota 0,31%
Lidhja Demokristiane 6095 vota 0,40%
Partia Agrare Ambientaliste 13296 vota 0,88%
Partia Lëvizja e Legalitetit 10711 vota 0,71%
Partia për Drejtësi dhe Integrim 14477 vota 0,95%
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 10753 vota 0,71%
Partia Demokristiane 13308 vota 0,88%
Partia Socialiste e Vërtetë 91 6548 vota 0,43%
Partia Demokracia Sociale 10395 vota 0,68%
Partia G 99 12989 vota 0,86%
6 Gusht 2009