E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Opozita të lërë mënjanë kushtëzimet

Kryeministri Berisha i ka bërë sërish ftesë opozitës të bashkëpunojë për të vijuar përpara me reformat.

Duke folur në ceremoninë e përmbylljes së programit “sfida e mijëvejçarit” kryeministri Berisha theksoi se opozita duhet të heqë dorë nga kushtet dhe të bashkëpunojë për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.

“Ftoj opozitën të lëmë mënjanë kushtëzimet dhe të punojmë dhe të punojmë për ato pika që bashkohemi. Normale është që ka kundërshtime mes opozitës dhe mazhorancës por mua më erdhi mirë që në një seminar u diskutua për të hequr imunitetin me ligj të dhe u mbështet edhe opsioni për ndryshimin e kushtutës" ka theksuar Berisha.

“Të heqim dorë nga kushtet për të hequr imunitetin tone. Të heqim imunitetin sa më shpejt në dëshmi të përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve dhe ndaj parimi barazia para ligjit” ka theksuar më tej Berisha.

Më tej kryeminstri Berisha theksoi se kordinimi me opozitën mund të japë frytet e para të një bashkëpunimi me një interes shumë të madhe për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Duke iu referuar fondeve të dhëna nga SHBA nëpërmjet programit "sfida e mijëvjeçarit", kryeministri Berisha theksoi se falë këtyre fondeve Shqipëria renditet ndër vendet kryesore për procedurat e regjistrimit të biznesit.

"Këto projekte ndryshuan në mënyrë thelbësore jetën dhe zhvillimet ekonomike në këtë vend. Ideja kryesore e Sfidës së Mijëvjeçarit ishte lufta kundër korrupsionit. Ne ramë dakord që ky fond të adresohej në fushat ku korrupsioni kishte problemet më të mëdha. Sot jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur këto projekte", tha Berisha ndërsa ka shtuar se janë kursyer miliona dollarë që shkonin në mënyrë abuzive në xhepat e zyrtarëve.
 

"Shqipëria vjen në këtë stad, e 9-ta në botë për procedurën e regjistrimit të biznesit, nga disa muaj, sot e regjistron në brenda gjysëm orë me një euro. Shqipëria me projektit tjetër të prokurorimit publik, nga një vend që 70 për qind të prokurorimeve që i kishte direkte pa asnjë procedurë, u shndërrua në një vend me prokurorime 100 për qind elektronike", theksoi më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›