Demokratëve, pas 1990 u duhet ta rimundin Klikën e Edi Ramës dhe të baballarëve të tij
Nuk është për t’u çuditur se rreth Edi Ramës dhe në krye të PS është grumbulluar një klikë mafiozësh të lidhur në mënyrë organike në simbiozë me të kaluarën kriminale ish-komuniste kundër popullit dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat kombëtare. Në parimin e tyre nuk kanë asgjë tjetër përveç marrjes me çdo kusht të pushtetit me qëllim për të sunduar dhe për t’u pasuruar. Një veçori tjetër e këtyre njerëzve është se një pjesë e madhe e tyre janë protagonistët kryesorë të pjesëmarrjes në krime në kohën e regjimit komunist kundër popullit dhe pjesa tjetër janë bijtë e kriminelëve të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë. Nga kjo hordhi njerëzish që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë vijnë kontigjenti i mercenarëve dhe spiunëve të ish-sigurimit, të tillë që nuk kanë asnjë besim tek Zoti dhe demokracia. Tek këta njerëz mungon ndjenja e respektit të njeriut për njeriun dhe respekti në të drejtën për t’ju bindur arsyes. Prandaj në këto ditë të përpjekjeve të Edi Ramës për të krijuar një kaos dhe pasiguri me protesta të pa motivuara, kanë zënë ekranet e mediave duke komentuar fraza të shkëputura të fakteve në interpretim të ligjeve dhe çfarë është më e shëmtuar, deformimet e deklaratave të personaliteteve të institucioneve ndërkombëtare, analistë dhe pseudogazetarë të mashtruar dhe të paguar. Me mënyra të gënjeshtrave më monstruoze, bëhen përpjekje duke shtrembëruar raportet e OSBE-ODIHR që monitoruan zgjedhjet e 28 Qershorit, të institucioneve prestigjioze të demokracisë, qeverisë amerikane, Asamblesë parlamentare të KE, BE, që detyrojnë të majtën ish-komuniste në Shqipëri të kthehet në Parlament. Me kokëfortësinë e një skizofreni të lindur, Edi Rama vazhdon të mbajë peng PS. Ai dhe klika e tijë mafioze nuk sheh dhe as nuk dëgjon thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë. Inati i tij i shfrenuar po sjell tërbimin e të sëmurit psiqik të PS, se përse institucionet ndërkombëtare, pasi çertifikuan zgjedhjet e 28 Qershorit, njëzëri po i hapin rrugën Shqipërisë për në Europën demokratike, që ka qenë ëndrra e kahershme e brezave të shkuar, e luftëtarëve që vdiqën pa e parë vendin e tyre në liri. Parimi i propagandës komuniste se “duke shpifur diçka do të mbetet”, për fatin e keq të shqiptarëve akoma reminishencat e regjimit komunist janë të pranishme. Jo rrallë dëgjon njerëz të flasin në ambjente të ndryshme se “me të vertetë, pse Berisha nuk i hap kutitë e votimit?”. Në këtë kontekst e ngre krifën edhe Spartak Ngjela oreçast në mediat pranë Edi Ramës. Duhet të bëhet e qartë për të gjithë se edhe sikur të ketë dëshirë Berisha me të gjithë maksimumin e mundësive, nuk ka asnjë hapësirë ligjore që të hapë kutitë e votimit. Në një demokraci funksionale është taksative se pushtetet janë të ndara, pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe ai gjyqësor. Kodi zgjedhor është ligji që përfaqëson rregullat e funksionimit të zgjedhjeve që kërkon zbatimin me përpikmëri të neneve një për një. Pas gjithë procedurës së zgjedhjeve që nga shpallja e listave të votuesve, QV, KQZ dhe në fund Kolegji Zgjedhor mbyll procesin. Tani një pyetje fare e thjeshtë, si mundet të hapë kutitë e votimit pas mbylljes përfundimtare të proçesit Berisha që nuk ka asnjë tagër mbi këtë proces përveç organizimit të zgjedhjeve me standarde duke zbatuar Kodin Zgjedhor. Edhe Parlamenti nuk mundet të vendosë për hapjen e kutive pasi që Gjykata Kushtetuese është shprehur se “Parlamenti nuk mundet të hedhë poshtë vendimet e gjykatave”. Këto fakte jo se për Edi Ramën janë të panjohura por qëllimi i tij është provokimi i një anarkie që do t’i konvergonte si gjithnjë të majtës ish-komuniste dhe me këtë rast sadopak do të forconte pozitat e lëkundura të Edi Ramës në bazën e kësaj partie. Në këtë pikëpamje edhe protesta e opozitës përpara Kryeministrisë duke i kërkuar Berishës hapjen e kutive është aq absurde që vetëm mendjet e sëmura të një skizofrenie reaktive si e Edi Ramës mundet të prodhojë marrëzi të tilla. Opozita nëse është e pakënaqur me kodin zgjedhor që vetë e ka formuluar, nga neni i parë deri tek i fundit, duhet të shkojë në Parlament dhe të kërkojë ndryshimin e tij për zgjedhjet e ardhëshme. Edhe interpretimi i Kodit nga demagogë të tillë si Ngjela me co, qëllimisht bëhet me fraza të shkëputura duke ia deformuar kuptimin. Edhe Erjoni i G99 hidhet e përdridhet përpara disa gazetarëve të Edi Ramës se “raporti i ndërkombëtarëve thotë se në disa QV votat u numëruan keq ose shumë keq”, por me një hipokrizi vrastare nuk shton frazën e kësaj fjalie se “por kjo nuk ndikoi në rezultat”. Edhe në rastin tjetër se gjoja dy anëtarë të KQZ “paskan kërkuar hapjen e kutive sipas ligjit” nuk shquhet fakti se kërkesa e tyre bie në kundërshtim me ligjin për faktin se - nuk ka patur prova për manipulim dhe nuk është bërë asnjë kontestim brenda afatit të përcaktuar - prandaj edhe ankesat janë hedhur poshtë nga Kolegji Zgjedhor. Nga ana tjetër, edhe arbitri ndërkombëtarë zë një vënd të rëndësishëm në çertifikimin e zgjedhjeve siç janë OSBE dhe ODIHR. Raporti i tyre është taksativ dhe i paapelueshëm ndërkombëtarisht.
Me pak fjalë Edi Rama e ka futur opozitën në Shqipëri në një rrugë pa krye. Thënë për hir të së vërtetës, shumë vite më parë në një koment të Zërit të Amerikës në vitin 1998, duke bërë fjalë për Millosheviçin dhe politikën e tij kundër shqiptarve të Kosovës, shquhej fakti se “prapa udhëheqësit të Partisë Socialiste të Serbisë qëndronte mafia serbe që e kishte kapur duke i diktuar interesat e veta politike dhe ekonomike”. Duke bërë një paralelizëm të tillë, mundet të konstatojmë edhe për Edi Ramën i cili është i kapur nga mafia këtu në Shqipëri, e cila është pjellë e nomenklaturës së lartë të kriminelëve të diktaturës komuniste duke filluar nga Rama, Ruçi, Gjinushi, Dokle e shumë të tjerë dhe duke përfunduar me pinjoj të tillë si Bushati, Gjoni, Klosi, Bare, Minxhozi, Tahiri, Seseri, Shamku, Dade, Leskaj, Shalësi, Kodheli e co. Dhe sa aktuale është deklarata e Kryetarës së Parlamentit se “a nuk ishin pikërisht këta ose baballarët e tyre që kishin përballë demokratët në vitin 1991 në përmbysjen e komunizmit?”. Veprimet e tyre në përpjekje për të izoluar Shqipërinë nga Europa Demokratike janë shumë të rrezikshme. Këtë na e dëshmon vetë garnituara që ka zgjedhur Edvini në krye të PS dhe në grupin parlamentar të krimbur me milionerë e miliarderë të pasuruar nëpërmjet mafies së ndërtimit. Mafia në panik, e frikësuar me reformat e qeverisë “Berisha”, me mënyrat më të sofistikuara po përpiqet të provokojë destabilitet me synim marrjen e pushtetit. Mafiozët e Edi Ramës e kuptojnë se sot nuk është Shqipëria e vitit 1997 kur falangat e ish-sigurimit i vunë zjarrin. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, aleancës ushtarake të 27 vendeve më të fuqishme të botës dhe marrja e pushtetit nëpërmjet dhunës është e pamundur. Por urrejtja kundër demokracisë dhe dëshira deri në çmenduri për t’u pasuruar po i shtyn mafiozët shqiptarë duke e shtyrë Edi Ramën në skizofreninë e tij të lindur. Fjala e Kryeministrit Berisha në foltoren e Parlamentit ishte veçanërisht e rëndësishme për të shkurajuar mafien ekonomiko-politike të Edi Ramës. Duke treguar se kush në të vertetë është Edi Rama, me fakte që nuk ishin gjithsesi të panjohura, shqiptarët kuptuan se nuk mundet të udhëheqë asnjë alternativë qeverisëse në drejtimin e shtetit një njeri që nuk ka as konceptin minimal të ndërtimit të familjes dhe ka një urrejtje të lindur e përverse kundër saj. Por nuk mundet të ketë Atdhe pa familje dhe Atdheu fillon tek familja. Lufta e Edi Ramës kundër familjes zë fill në konceptin e tij leninist të shkatërrimit të saj me të gjitha mënyrat e mundshme. Ky eksperiment makabër u bë nga Enver Hoxha në kohën e regjimit komunist, duke i hequr familjes bazën e jetës, pronën. Babai i tij bënte pjesë në kupolën e këtij regjimi si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor që me firmën e tij dërgoi në litar Havzi Nelën poetin e vargjeve të lirisë, në pragun e lirisë më 10 Gusht 1988. I sëmuri psikik i PS duhet ndaluar në veprimet i tij prej banditi ordiner kundër demokracisë në këto momente vendimtare për të ardhmen tonë të përbashkët.