Deputeti Shpëtim Idrizi hyn sot në Parlament
TIRANE- Deputeti Shpëtimi Idrizi, i cili përfaqëson Partinë për Drejtësi dhe Unitet do të hyjë sot për herë të parë në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, ku dhe do të bëjë betimin si deputet.
Deputeti Idrizi, garoi ne në zgjedhjet parlametare të 28 qershorit për Partinë Socialiste, por tre muaj më pas u shkëput prej saj për të krijuar Partinë për Drejtësi dhe Unitet, së bashku me deputetin Dashamir Tahiri nga Partia Drejtësi dhe Integrim.
Në fund të muajit shtator, deputeti Shpëtim Idrizi deklaroi shkëputjen nga Partia Socialiste, ndërsa Dashamir Tahiri nga Partia Drejtësi dhe Integrim, e cila në zgjedhjet e 28 qershorit ishte aleate e Partisë Demokratike.
Në një konferencë për shtyp, deputetët Idrizi dhe Tahiri shpallën krijimin e partisë së re, që tashmë pozicionohet si forca e 4-t politike në Kuvend, pas PD-së, PS-së, LSI-së, me prioritet kryesor të programit të saj çështjen kombëtare.
Idrizi ka deklaruar se PDU synon promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare, duke qënë e hapur ndaj çdo partie tjetër politike, madje dhe ndaj partisë tjetër çame, sikurse është ajo për Drejtësi dhe Integrim.
(e.n/news24/BalkanWeb)