E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori/6 njësi hetimore për të luftuar korrupsionin

Hetimi kundër korrupsionit dhe krimit financiar në Shqipëri nga sot do të kryhet edhe nga 6 njësi hetimore të reja. E pranshme në konferencën ku u bë prezantimi i këtyre njësive, kryeprokurorja Ina Rama tha se lufta ndaj krimit është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Europian. "Këto njësi hapen në një kohë ku progres raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shpreh që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet", tha ajo. Rama tha se për të hyrë në BE lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat.
Sipas Prokurores së Përgjithsme për të hetuar këtë kategori veprash penale duhet bashkëpunimi i këtyre njësive hetimore me tatimorët. "Kjo punë është një sfidë, ndaj duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim", tha ajo.
Rama i kërkoi 6 anëtarëve të rinj të këtyre njësive të punojnë me përkushtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›