Qeveria, vendim për sigurimin e jetës së ushtarakëve të dërguar me misione jashtë vendit
26-05-2011 / Gazeta 55
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të dërguar me misione ushtarake jashtë vendit.
Ky vendim autorizon Ministrinë e Mbrojtjes që në bashkëpunim me INSIG të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes i miratuar për vitin 2011.