E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet më transparente në histori”

26-05-2011 / Gazeta 55

Topalli – Grossruck

Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck. Si një njohës i mirë i Shqipërisë prej shumë vitesh, zoti Grossruck theksoi se në vitet e fundit Shqipëria ka një transformim të jashtëzakonshëm. Ai tha se infrastruktura, rrugët e gjithçka ka një ndryshim tërësor pozitiv.
Kryetarja e Kuvendit tha se zoti Grossruck është një mik shumë i veçantë i shqiptarëve, ndërsa e falënderoi atë për kontributin e çmuar në mbështetje të Shqipërisë.
Miqtë austriakë, të cilët këto ditë kanë udhëtuar përgjatë Shqipërisë, shprehën përshtypjet e tyre shumë pozitive.
Duke i’u përgjigjur këtij interesi, kryetarja e Kuvendit i njohu me reformat ekonomike e legjislative për hapjen e një biznesi në Shqipëri, me procedurat transparente, sistemin favorizues të taksave me vendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind, me vijimin e rritjes ekonomike pavarësisht krizës globale dhe klimën shumë tërheqëse për bizneset.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke i’u referuar zgjedhjeve të 8 Majit në Shqipëri, tha se këto ishin zgjedhjet me transparente.
Diferenca e ngushtë e rezultatit tregon se zgjedhjet ishin të lira e shumë të ndershme.
Ajo tha se të gjithë janë në pritje të finalizimit të procesit.
Të gjithë duhet të kenë besim te institucionet e pavarura të Shqipërisë dhe në fund, rezultati duhet të pranohet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›