E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për vendimin e GJND-së: Kosova e Serbia, e ardhmja në BE

Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Sali Berisha edhe pse e pershendeti nje dite me pare, eshte ndalur serish tek vendimi Gjykates Nderkombetare te Drejtesise pro pavaresise se Kosoves. Ai tha se shpreson qe Serbia t’i përmbahet këtij vendimi, i cili i hap rruge perspektives evropiane te vendeve te rajonit.

“Unë shpresoj dhe besoj se pala paditëse do t’i përmbahet vendimit të Gjykatës, në interesin më të mirë të paqes dhe stabilitetin në rajon. Uroj dhe dëshiroj që ky verdikt të ndihmojë procesin e integrimit europian Serbisë, Kosovës dhe të mbarë rajonit” tha Berisha.

Tirana zyrtare sipas kreut te qeverise do te punojë per normalizmin e marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise.
”Mbetemi të angazhuar të inkurajojmë autoritetet e Kosovës për përpjekje serioze, për normalizim marrëdhëniesh me Beogradin. Drejtësia u bë dhe në këtë kontekst, palët kanë detyrimin të nxjerrin të gjitha konkluzionet dhe të përpiqen që ta shndërrojnë atë në një vendim, me kontribut të madh në paqen e rajonit tonë” tha Berisha.

Kryeministri i cilësoi thashetheme cfare ishte pasqyruar ne shtyp se ai ne bisede telefonike me ministrin e Jashtem te Kosoves i kishte thene se sido qe te ishte vendimi i gjykates te qeshte me shume se homologu i tij serb.

“ATO janë thjesht një lajthitje të një nate vere. Unë i kam telefonuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, por e kam përgëzuar për vendimin e Gjykatës dhe nuk jam marrë me çehren e njërit, apo të tjetrit” tha Berisha.

Kreu i qeverise nuk u ndal tek situata aktuale ne vend edhe pse te enjten pati debate te forta ne parlament per ligjin e ri te Shërbimit Informativ te Shtetit. Kryeministri mungoi ne dy seancat e fundit te parlamentit per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore.

Taulanta Boja

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›