Vlorë, familjarët e viktimave të Otrantos apel për drejtësi
VLORË- Famijarët dhe të afërm të viktimave të tragjedisë së Otranos paralajmëruan sot se do të mbajjnë një tubum të hënë para konsullatës italiane në Vlorë, në shenjë proteste, në ditën që pëërkon me 14-vjetorin e transportimit të trupave të pajetë në Shqipëri.
Familjarët e 81 personave që më 28 mars të vitit 1997 humbën në ujrat e detit Jon kërkojnë drejtësi.
Pushime Çala, kryetare e Shoqatës së “Familjarëve të Viktimave të Tragjedisë së Otrantos”, ka ftuar që të gjithë të marrin pjesë në protestë ditën e hënë.
"Nuk do të ndërpresim përpjekjet tona, derisa çdokush prej familjarëve apo të afërmve të shpërblehen në mënyrë të barabartë për çdo viktimë, sepse vetëm atëhere do të qetësojmë sadopak shpirtrat tanë”,- deklaroi Çala.
Lidhur me këtë ngjarje, në Tribunalen Penale të Leçes në Itali është në proces një çështje gjyqësore, ndërkohë që një tjetër çështje civile është duke u zhvilluar në Gjykatën e Brindisit.
Të akuzuarit Fabrizio Laudadio, kapiten i anijes ushtarake italiane “Sibila” dhe Namik Xhaferri, kapiten i “Kateri i Radës”, janë dënuar në shkallën e parë në gjykatën e Brindisit, me 3 dhe 4 vjet burg.
Në 28 mars të vitit 1997, gjatë largimit drejt Italisë me anijen “Kateri i Radës”, humbën jetën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që 34 të tjerë mbijetuan.
(el.me/BalkanWeb)