Qeveria kosovare kompromis me Serbinë për kufijtë
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës ka pranuar një propozim për sa i përket pikave kufitare me Serbinë, të cilin e pat irefuzuar një muaj më parë.
Koha Ditore raporton se propozimi parashikon që Kosova dhe Serbia të kenë pika të përbashkëta doganore në kufij, pa e obliguar Serbinë që ta pranojë Kosovën si shtet. Qeveria kosovare është pajtuar që pikëkalimet kufitare me Serbinë të menaxhohen në sistemin e integruar, sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Në to parashikohet të patrullojnë në mënyrë të përbashkët doganierë dhe zyrtarë kufitarë nga Kosova, Serbia dhe EULEX-i.
“Propozimi ka ardhur si rezultat i një procesi paralel me procesin e dialogut”, kanë shpjeguar për gazetën burime ndërkombëtare.
Procesi paralel i dialogut ka nisur nga konsultimet e vazhdueshme që Robert Cooper ka pasur me shefin e ekipit serb të bisedimeve, Borislav Stefanooviq, dhe kryenegociatoren kosovare, Edita Tahiri.
Në këtë mënyrë Serbia ka përmbushur kërkesën e vet për të biseduar për pikëkalimet kufitare dhe ka plotësuar një kriter për integrimin evropian. Kriteri do të plotësohet edhe nga Kosova.
(el.me/BalkanWeb)