E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, 9-vjecari me probleme mendore, mbahet i lidhur me litar

KUKËS- Një 9-vjecar me probleme mendore në qytetin e Kukësit mbahet në kushte cnjerëzore. Edhe pse jo një fëmijë agresiv ai qëndron dhe lëviz kudo i lidhur me një litar, të cilin e tërheq gjyshja e tij, e cila deklaron se kjo është e vetmja mënyrë për ta mbajtur nën kontroll. I mituri rezulton edhe i paregjistruar në gjendjen civile.

“Kemi punuar për rreth 1 vit, për të arritur në një stad që atij ti ofrojmë shërbimet e duhura, duke qenë se ka qenë, një rast shumë i vështirë. Duke parë që kushtet e familjes janë të papërshtatshme për ta mbajtur, po punohet që ai të strehohet në një qendër, ndoshta edhe përkohësisht në një qendër zhvillimi”- shprehet Lirie Gjana, drejtore e Qendrës Sociale.

9-vjecari jeton me të atin dhe gjyshen pas largimit të nënës së tij. Ky nuk është rasti i vetëm i keqtrajtimit të fëmijëve në qytetin e Kukësit, ku deklarohet se raste të ngjashme ndodhin në familjet me probleme ekonomike dhe sociale.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›