Mbahet e fshehtë vizita e Robert Cooper në Prishtinë!
PRISHTINË- Bashkimi Evropian konfirmoi se ndërmjetësi i bisedimeve Serbi-Kosovë, Robert Cooper, ka vizituar dje Prishtinën.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e mbajti të fshehur takimin me zyrtarin e lartë të BE, ndërkohë sipas mediave vendase nuk ka hezituar të shprehë optimizmin e saj për propozimin e Cooper që Kosova dhe Serbia të menaxhojnë bashkë kufirin.
Ndërmjetësi i BE-së, mësohet të jetë zhvilluar bisedime me palën kosovare, në përpjekje për të rifilluar procesin e bisedimeve Kosovë -Serbi. Por, ardhja e Cooperit është konfirmuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton.
“Robert Cooper është në Prishtinë për të bërë përgatitje rreth takimit të ardhshëm”, ka thënë zëdhënësi Michael Mann, në një prononcim elektronik për gazetë Express.
(el.me/BalkanWeb)