E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çdo forcë politike t’u përgjigjet me vepra dhe me votë aspiratave kombëtare të integrimit”

12-11-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Kuvendi i Shqipërisë në kujdesin e veçantë të Kryetares Jozefina Topalli hapi sot dyert për mbajtjen e Forumit të 5, të Organizatave Joqeveritare të grave të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë afro 150 përfaqësuese të OJF-ve  nga vende të Ballkanit Perëndimor, si dhe ambasadorë të BE në vendin tonë. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja e cilësoi të rëndësishëm rolin e Shoqërisë Civile për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Të gjithë bashkë, sot, duam të riafirmojmë se procesi i Integrimit Evropian, është projekti politik qendror që kontribuon  në zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të mundësive për të gjitha vendet tona që synojnë për t’u bashkuar me Evropën”, deklaroi Topalli.
Duke u ndalur në një vjetorin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, Topalli tha se “kjo nuk ishte vetëm një ëndërr e lirisë. Heqja e vizave, realisht, ka ndihmuar në rritjen e bashkëpunimit me vendet e tjera të Evropës. Ka rritur oportunitetet. Heqja e vizave është hapi më i rëndësishëm drejt BE dhe bashkimit me Evropën”.
Më tej, kryetarja e Kuvendit vuri në dukje se, “sot, më shumë se  kurrë, Shqipëria kërkon që çdo forcë politike t’i përgjigjet me vepra dhe me votë aspiratave kombëtare, drejt  integrimit”. Topalli deklaroi se “sot, pa humbur më kohë,  kur bashkëpunimi është detyrë jo zgjedhje, të gjithë  bashkë duhet të plotësojmë kushtet e Brukselit pas interesi i qytetarëve qëndron më lartë se çdo interes tjetër. Ne duam të bashkojmë përpjekjet tona me çdo forcë politike”. Ndërsa Ambasadori  i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i cili ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile në Shqipëri nënvizoi se “motoja e çdo qytetari shqiptar duhet të jetë “Integrimi i Shqipërisë në familjen Europiane”.
Rinia, pjesë e jetës ku lindin projektet e mëdha/“Integrimi evropian i Shqipërisë është rrugë e pakthyeshme dhe një axhendë për të cilën ne punojmë çdo ditë”. Kështu u shpreh dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë përshëndetjes që i drejtoi federalistëve të rinj evropianë, të mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare në kuadër të aktivitetit të BE-së, organizuar nga JEF Albania, fondacioni CIVITA-s në bashkëpunim me zyrën e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë. Në fjalën e saj kryetarja Topalli tha se nuk mund të kishte temë më të bukur se sa axhenda evropiane për të mbledhur këtu të rinj të nga e gjithë Europa.
Duke ju drejtuar të gjithë të rinjve në sallë ajo përcolli mesazhin se rinia është stina e shpresës, është pjesë e jetës ku lindin idealet dhe projektet e mëdha.
Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit i ftoi të rinjtë të vijnë e të shohin nga afër bukuritë e mrekullueshme të Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›