Berisha përshëndet eleminimin e ish-diktatorit libian Gaddaf
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot nëpërmjet një mesazhi lajmin e eliminimit të ish dikatorit libian Muammar Gaddaf.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se në këtë mesazh kryeministri shprehet se "Këshilli Kombëtar i Tranzicionit u dha sot libianëve dhe mbarë botës lajmin e shumëpritur të daljes nga skena njëherë e përgjithmonë të ish diktatorit libian Muammar Gaddaf".
Berisha nëvizon se "ky kriminel, më i madhi në historinë moderne të Libisë, meritonte ndëshkimin më të madh sipas ligjit ndërkombëtar për krimet e rënda kundër njerëzimit që kreu ndaj popullit të tij".
Në përfundim shefi i qeverisë shqiptare shprehet se "por le të urojmë që vrasja e tij të jetë një ngushëllim për familjarët e mijëra e mijëra burrave dhe grave, fëmijëve e të moshuarve libianë që ranë në pranverën arabe nga barbaritë e tij”.
(d.b/BalkanWeb)