Nipi i Haxhi Qamilit: Topalli na ofendoi, do padisim në gjyq
TIRANE- Të afërm të personazhit të njohur në historine shqiptare si Haxhi Qamili reagojnë ashpër ndaj deklaratës që kryeparlamentarja Topalli bërë disa ditë më parë gjatë një replike në distancë me presidentin Topi.
Sipas tyre batuta e përdorur nga numri një i parlamentit shqiptare është fyese, e ulët dhe aspak e denjë për një personalitet që me pa të drejtë ofendon të vdekurit dhe familjarët e tij.
Për NEËS24, nipi i Haxhi Qamilit, Ismail Xhameta shprehet se do ta çojë çështjen ne gjyq dhe se as ai dhe as të afërmit e tij nuk do të ndalen derisa të vihet në vend dinjiteti i familjes, “i nëpërkëmbur,” sipas tyre nga Topalli.
Të përdorësh një njeri për cështje politike, e sa herë të mbushet mendja ty të bësh mbledhje është e turpshme. Do kërkojmë drejtësi deri sa të na kërkojmë falje”- thotë Ismail Xhameta, nipi i Haxhi Qamilit.
Të tjerë familjarë të Haxhi Qamilit tregojnë se ndihen të kërcënuar nga policia e shtetit si shkak i deklaratës së bërë në “Gazetën Shqiptare” ku u shprehën se Topalli ka shkelur kanunin dhe në këtë rast është futur në gjak me pasardhesit e Haxhi Qamilit.
Emri i Haxhi Qamilit u përmend si fillim nga kryetarja e Kuvendit në përgjigje të kreut të shteti bamir Topi, që deklaronte nga Shkodra se “kryeparlamentarja duhet më parë të mësojë artin e komunikimit”.
kryeparlamentarja reagoi menjëhere duke u shprehur se flet “me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”.
(s.g/BalkanWeb)