E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Po mendoj të padis Ballën në Gjykatë

TIRANE- Ministria e Teknologjisë dhe Informacionit informon se ministri Pollo po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje kundrejt deputetit socialist Taulant Balla.

Deputeti socialist akuzoi sot në seancë parlamentare ministrin Pollo për abuzim me detyrën , marrje ryshfeti dhe favorizime në dhënin e lejeve për fibrat optike në vend. Akuzat u bënë gjatë interpelancës në seancë parlamentare. Përvec thirrjes për të dhënë dorëheqjen Balla tha se dosjet me provat e këtyre shkeljeve, PS do i dërgojë më tej edhe në prokurori.

"A është licencuar sipas kuadrit ligjor të sipërpërmendur, shoqëria ATU për vendosjen e rrjetit privat të fibrave optike?... Sa është shuma e ryshfetit që ke marrë. Unë po të them 1. 2 milionë euro. A ke llogari bankare në një bankë arabe në Qipro?"- dekaroi ndër të tjera Balla në seancën e sotme parlamentare

Ministri Genc Pollo u përgjigj se: “Nuk jam i vetmi që e mendoj dhe që e them se disa deputetë të Partisë Socialiste, jo të gjithë ata, demonstrojnë në këtë sallë një deformim të madh njerëzor, madje një deformim anatomik, pasi siç u pa te parafolësi anusi ka zëvendësuar laringun. Por unë, ashtu siç veproi edhe filozofi i lashtësisë Sokrati, kur ia kafshoi këmbën qeni, nuk do të doja t’i përgjigjesha në të njëjtën mënyrë."

Pas kësaj Ministri Pollo po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje kundrejt deputetit socialist Taulant Balla.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›