Berisha përshëndet sërish nga dritarja
Kryeministri Sali Berisha ka bërë të njëjtën gjë si një ditë më parë, teksa para se të vazhdonte axhendën e tij të së shtunës ka përshëndetur nga dritarja e kryeministrisë protestuesit. Ka qenë ora 10.40 minuta, kur kreu i qeverisë ka dalë nga dritarja me grilën gjysmë të ngritur dhe ka përshëndetur me dorë protestuesit. Berisha ka dalë në dritare pesë herë radhazi, por nga ana tjetër të pranishmit në sheshin e protestës e kanë ironizuar kreun e ekzekuvitit. Më pas Berisha u nis për në Krujë ku mori pjesë në përurimin e një rruge. “Përshëndetja ime ishte shumë e sinqertë, sepse në këtë sistem, në këtë regjimi dhe në këtë pushtet çdo njeri ka dhe do të ketë tërësisht të garantuar të drejtën e protestës së lirë, për çfarëdo që ai mendon”, tha Berisha.