E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përshëndet vlerësimin e OKB-së për transparencën e prokurimeve në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e administratës shqiptare me çmimin dytë, në grupimin e vendeve të Evropës dhe Amerikës së Veriut, në transparencën e prokurimeve. Kryeministri Berisha u shpreh se ky çmim, i cili ka si motivacion përmirësimin e transparencës, përgjegjshmërisë dhe përgjegjshmërisë së shërbimeve publike, është vlerësimi më i madh që i bëhet administratës së këtij shtetit në tërë historinë e saj. Më tej, Kryeministri u shpreh se po punohet edhe për katalogun elektronik për blerjet e vogla. “Viti i ardhshëm, u shpreh Kryeministri Berisha, do të shënojë katalogun elektronik edhe për blerjet e vogla”. Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria mori çmimin e dytë në zonën më të mëkëmbur të planetit, Evropën dhe Amerikën e Veriut, në tërësi për përmirësimin e transparencën, përgjegjshmërisë dhe përgjegjshmërisë në shërbimet publike, sepse prokurimet janë konsideruar një proces kryesor. Gjithashtu, Berisha shprehu një mirënjohje për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Millenium Challenge Acount Corporation, e cila në programin e Pragut të Mijëvjeçarit, rreth 15 milionë dollarë, pranoi projektet e përzgjedhura nga qeveria, të cilat ishin taksa elektronike, prokurimi elektronik, dogana elektronike, one stop shop.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›