E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca konfirmon mbështetje të plotë për integrimin e Shqipërisë në BE

Sekretarja e shtetit për Tregtinë, Idrac udhëzon investitorët francezë të investojnë në Shqipëri


Sekretarja e Shtetit për Tregtinë e Jashtme të Francës, Anne Marie Idrac ka deklaruar dje gjatë “Shqipëria, në rrugën drejt integrimit të BE”, e cila u mbajt në Paris, se “Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt integrimit”. Ajo shprehu të qeverisë franceze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Francezët duhet të investojnë në Shqipëri, pasi është një vend i bukur, i sigurt dhe me interes për investime. Qeveria franceze do të mbështesë kompanitë franceze që duan të investojnë në Shqipëri”, u shpreh Idrac. I pranishëm në këtë konferencë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ftoi investitorët francezë që të vijnë në Shqipëri, duke vene theksin tek sektori energjetik dhe minerar. “Gjatë gjithë dekadës së fundit, Shqipëria ka gëzuar rritje të shpejtë ekonomike, inflacion të ulët, stabilitet makroekonomik dhe të përgjithshëm, hyrjet e kapitalit në rritje. Një panoramë e tillë ekonomike është bazuar në themelet dhe kombinim e politikave të mira fiskale dhe monetare, të harmonizuara me reforma të rëndësishme strukturore, që transformoi ekonominë e vendit tërheqëse për investimet e huaja dhe vendase”, tha Prifti. Duke u ndalur te mundësitë për investime në sektorin energjetik i për sa i përket energjive hidrike dhe të rinovueshme, ministri i Ekonomisë, Prifti deklaroi se, promovimi i aktivitetit të kompanive franceze mbetet një prioritet i qeverisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›