Brukseli pret zgjidhje sipas Kushtetutës dhe ligjeve

Ambasadori gjerman, Boschard
Ambasadori gjerman Bernd Boschard ka deklaruar se Bashkimi Europian është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe pret një zgjidhje nga palët.
Ambasadori Borchard theksoi se krerët politikë shqiptarë duhet të arrijnë një zgjidhje, e cila të respektojë Kushtetutën, por edhe transparencën.
“BE pret një zgjidhje të situatës politike. Zgjidhja duhet të respektojë Kushtetutshmërinë dhe transparencën”, u shpreh ai.
Diplomati gjerman u shpreh se Shqipëria ndodhet në prag të zhvillimeve madhore siç është heqja e vizave dhe afrimi me BE-në dhe se situata aktuale politike nuk duhet të privojë këto momente.
“Bashkimi Evropian pret nga Shqipëria që drejtuesit tuaj politik të gjejnë një zgjidhje për problemin, pasi ne jemi seriozisht të shqetësuar lidhur me situatën e deritanishme politike. Ne do të përshëndesnim çdo zgjidhje që do të vinte, e cila do të përputhej me parimet bazë demokratike, të cilat janë transparenca dhe Kushtetuta. Gjithashtu, do të doja të theksoja faktin se Shqipëria është në një moment shumë të rëndësishëm për afrimin e saj me Bashkimin Evropian. Pritshmëritë e larta të Shqipërisë ndaj BE-së nuk do të mund të cenojnë problemet e pazgjidhura politike në vend. Zgjidhjen më të mirë do ta gjejnë të dyja palët të cilat ndodhen në debat me njëra-tjetrën. Ne inkurajomë zgjidhje të bazë të dy parimeve, kushtetutshmërisë dhe transparencës. Kështu i kam kuptuar tashmë deklaratat e PE dhe të Stefan Fule. Kam punuar disa kohë me tema të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe di që të punosh me Bashkimin Evropian do të thotë të gjesh kompromise”, deklaroi më tej ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Boschard.