Berisha përuron nisjen e punimeve të rrugës Cakran- Fier
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inaguruar fillimin e punimeve në rrugën qe lidh 13 fshatra te komunës Cakran me qytetin e Fierit, ndërsa nuk ka bërë asnjë deklaratë politike.
Kreu i qeverisë deklaroi se rruga e Cakranit do të plotësojë parametrat e duhura dhe se gjatë 4 viteve në vijim, prioritet do të mbetet infrastruktura dhe më pas bujqësia. Berisha ka theksuar se në të ardhmen do te kryehen më shumë investime për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin.
Ky projekt kap shifrën 3 milion lekë të reja, si dhe shtrihet në një gjatësi prej rreth 15 km. Berisha ka theksuar se qeveria ka shtruar rreth 8 mijë km rrugë në të gjithë vendin, ndërsa ka premtuar se shqiptarët do të jetojnë në një vend modern dhe të begatë.