Dy javë reflektim, Asambleja: Nuk lejojmë manipulimin

Në dy javët e lëna në dispozicion për takimet me bazën, PS do marrë opinion për protestat, për bojkotin e Kuvendit nga grupi parlamentar por dhe për strategjinë që do ndjekë kjo forcë politike për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme.
Pas dy orësh mbledhje, në këto vendime ka dalë Asambleja e PS-së, që për median i zbardhi sekretari organizativ e njëherësh deputeti i PS-së, Blendi Klosi.
Duke u ndalur veçanërisht në fitoren e PS-së në 8 maj, Klosi paralajmëroi se për Tiranën nuk do lejohet manipulimi i rezultatit, që fitues nxorri Ramën.
Burime të “Ora News” bënë me dije se në vendimin e Asamblesë Kombëtare për protesta, kundër ka dalë Erjon Braçe. Ai ka marrë fjalën menjëherë pas kryesocialistit Rama dhe në cilësinë e nënkryetarit të grupit parlamntat të PS-së ka kërkuar që deputetët socialistë të ritkthehen në Kuvend, e aty të shprehin me votë qëndrimin e tyre.
Deputeti Braçe, prej kohësh kërkon rikthim në Kuvend, pasi me një vendim të grupit parlamentar, deputetët socialistë nuk janë paraqitur ne seancë, veçuar këtu deputetët Harasani, Islami.
Këta te fundit, munguan edhe në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare, por ra në sy prezenca e Ben Blushit dhe Arben Malajt, i cili paraqiti edhe platformën e tij për modernizimin e PS-së.