E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha po e shijon një ëndërr

Besart Berisha është duke e shijuar një ëndërr. Pas një numri lëndimesh dhe një kohe të kaluar në bankinë, futbollisti kosovar e ka gjetur suksesin në A-League, me ekipin Brisbane Roar. Nëntë muaj më parë, në Australi nuk e njihte askush 26 vjeçarin, por tash ai është bërë hero, pasi realizoi 21 gola, për ta ndihmuar Roar që ta fitojë titullin.

“Nuk dija se çka të prisja në Brisbane. Jam duke e shijuar futbollin dhe jetën. Kam mbetur i befasuar me ligën, me jetën në Brisbane dhe me Australinë. Kam gjetur një ekip fantastik në Brisbane. Kjo ndoshta është periudha më e mirë në karrierën time. Jam mjaft i lumtur që kam ardhur në Brisbane, këtu e kam gjetur lumturinë”, tha Berisha në një intervistë për FIFA.com

Triumfin në A-League, Berisha e përshkruan si arritjen më të madhe në karrierë. Ai ka folur edhe për periudhën kur me familje kishte udhëtuar drejt Gjermanisë si refugjat në vitin 1993.

Berisha e pamend Berlinin, ku e kaloi një pjesë të jetës si mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e tij si futbollist, por edhe si person. Futbollin, prishtinasi nuk e konsideron vetëm si sport, por edhe si jetë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›