Behrami mbetet në Fiorentinë

Valon Behrami ka siguruar se do të qëndrojë në Fiorentinë, përkundër ofertave që kanë arritur në adresë të tij.
Në verën e vitit të kaluar dhe gjatë dimrit, futbollisti kosovar kërkohej nga Juventusi, por në fund vendosi të mbetet në Firenze.
“Në qershor kishte interesim nga Juventusi. Së bashku me Fiorentinën kemi vendosur ta vazhdoj këtë aventurë. Kam kontratë edhe dy vjet dhe planifikoj të mbetem këtu”, theksoi Behrami i cili i doli në krah shokut të skuadrës Adem Ljajic, duke e akuzuar trajnerin Delio Rossi se ka dhënë deklarata të rreme.