Shitësi shqiptar kapet me 10 mijë rroba intime
18/06/2009 I shiste pa leje e pa marka
COMO- Nga një aksion blic i policisë lokale u arrit të zbulohej një mashtrim me shitjet e rrobave intime, ku një shqiptar kishte mundur t’i nxirrte në treg pa asnjë licencë shitjeje apo pa paguar asnjë taksë. Në total policia i sekuestroi shqiptarit copë veshje intime, ku përfshihen 3.953 slip, 760 sutjena, 806 boksera, 469 body, 186 bluza, etj. Në kontroll morën pjesë edhe efektivë të Guardia di Financa, të cilët kur nxorën mallin dhe verifikuan shkeljet vendosën t’i vinin shitësit një gjobë prej 3 mijë eurosh. Gjithashtu pas një analize që bënë ekspertët, të cilët këtë rast e cilësojnë si të veçantë e të rrallë në llojin e tij kanë vendosur që nëse shqiptari do të arrijë të gjejë një dokument ku të vërtetojë markën e prodhimin e mallit, atëherë do t’ia kthejnë rrobat intime, në të kundërt do bllokohen.