“Berisha po kthen SHIK-un famëzi kur qe President”
Partia Socialiste e cilësoi si papërgjegjshmëri të Kryeministrit Berisha, mënyrën e miratimit të draftit të ri për SHISH-in. Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi deklaroi dje se "me projektligjin, tashmë të miratuar në Komisionin e Ligjeve Sali Berisha rihap një plagë, nga e cila vuajtën të gjithë shqiptarët kur ai ishte president, plagë që e mban mend mirë ende, SHIK-u famëzi. Shqipëria e dhjetëvjeçarit të kaluar e ka paguar me një çmim të lartë, tepër të lartë papërgjegjshmërinë, primitivitetin dhe arrogancën e Sali Berishës president".